Home RAJONI DHE BOTA Ukraina fton Serbinë të shlyejë shkronjën “Z” nga hapësirat publike

Ukraina fton Serbinë të shlyejë shkronjën “Z” nga hapësirat publike

0
Ukraina fton Serbinë të shlyejë shkronjën “Z” nga hapësirat publike

Nëpër Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë, lehtë mund të haset në hapësira të ndryshme publike dhe në vetura, shkronja “Z”, simboli i agresionit rus mbi Ukrainën.

Serbët, si mbështetës të regjimit në Moskë, që më 24 mars ka nisur pushtimin e Ukrainës, kanë shkruar kudo në mure shkronjën, që po identifikohet secili mjet ushtarak i Rusisë në luftë.

Për këtë, ambasada e Ukrainës në Beograd, ka ftuar autoritetet e Serbisë që të shlyejnë këtë shkronjë nëpër hapësira publike.

“Edhe një herë po ua tërheqim vëmendjen përfaqësuesve të Qeverisë serbe për shkronjën ‘Z’, e cila është e shpeshtë në mure, vetura e madje edhe në stadium, e që do të thotë thirrje për të vrarë ukrainasit”, ka thënë ambasada ukrainase në Beograd të mërkurën, përcjell gazeta “Danas”.

Ambasada ukrainase u nxit nga deklarata e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, që i dha mbështetje Rusisë dhe që “e dënoi Ukrainën” për disa thirrje të tifozëve në Kiev kundër Serbisë më 2019.

Në fakt, vetëm në Serbi sa u përket shteteve evropiane, ka pasur marshe pro Rusisë që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Të gjitha vendet tjera kanë dënuar Rusinë dhe agresionin e saj.

Po ashtu, Serbia ka refuzuar t’u bashkohet shteteve perëndimore për t’i vënë sanksione Rusisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here