RAJONI DHE BOTA

Uashingtoni në alarm, për herë të parë këtë vit shihet grerëza “vrasëse” aziatike

Uashingtoni në alarm, për herë të parë këtë vit shihet grerëza “vrasëse” aziatike
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2021, 10:54

Shteti i Uashingtonit e ka konfirmuar rastin e dytë kur është parë një “grerëz vrasëse” këtë vit, por kësaj radhe e gjallë, raportuan zyrtarët.Një deklaratë e lëshuar nga Departamenti i Bujqësisë i Uashingtonit e vërtetoi raportin e parë për një grerëz gjigante aziatike në këtë shtet në vitin 2021, shkruan The Guardian.

Insekti i rrezikshëm, i identifikuar me emrin shkencor Vespa mandarinia, u raportua të jetë parë nga një banor i distriktit Whatcom, rreth dy milje larg vendit ku Departamenti i Bujqësisë e kishte shkatërruar çerdhen e parë të grerëzës gjigante që ishte gjetur në ShBA në tetorin e kaluar.

Dy muaj më parë, shkencëtarët gjetën një grerëz të ngordhur në veri të Seattle, duke e shënuar rastin e parë të një grerëze të gjetur në ShBA këtë vit.Grerëza “vrasëse” e ka prejardhjen nga Azia. Ajo paraqet kërcënim për bletët që kultivohen për mjaltë. Nëse këto grerëza përhapen në mënyrë të pakontrollueshme, mund ta shkatërrojnë zgjoin e bletëve duke u ushqyer me larva dhe duke ua këputur kokën bletëve. Copat e trupit të bletëve grerëzat më pas ua japin të vegjëlve të tyre.Ndonëse nuk njihen për agresivitetin e jashtëzakonshëm ndaj njerëzve, pickimi i tyre shkakton dhimbje të madhe. Pickimi nga grerëza aziatike mund të rezultojë në dështim të veshkave dhe vdekje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika