Policia e Kosovës ka njoftuar se pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit, ku humbi jetën imami i fshatit, Gazmend Zahirovci, 46 vjeç.
U kërkua me dronë e me qen të njësitit K9, Policia arrin ta kapë të dyshuarin për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Policia ka bërë të ditur se operacioni për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit është zhvilluar me angazhim të njësive të ndryshme policore, përfshirë edhe përdorimin e dronëve për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë K-9 me qen gjurmues. Pas disa orësh kërkimesh, i dyshuari është lokalizuar dhe është vënë në pranga.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

13 raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 112

Inspektorati i Tregut kërkon që disa produktet të Vitës të tërhiqen nga tregu

