Tre turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar në vendin e quajtur Curraj i Epërm janë shpëtuar.
Mësohet se ata janë shpëtuar pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur gjithashtu se tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.






