Turqia do t’i mbrojë të drejtat e palestinezëve dhe do të qëndrojë në krah me ta, tha të martën drejtori turk i Komunikimeve, Fahrettin Altun.
Duke iu referuar sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve dhe në xhaminë Al-Aqsa, Altun publikoi një shkrim në Twitter me fotografi të palestinezëve dhe xhamisë Al-Aqsa.
“Imagjinoni një shtet që vjedh dhe pushton tokë. Imagjinoni civilë të pafajshëm që u mohohen të drejtat themelore të njeriut. Imagjinoni gra, fëmijë dhe të moshuar që frikësohen përditë. Imagjinojeni dinjitetin njerëzor të një populli të shkelur”, shkroi zyrtari i lartë turk.





