Një gazetë pro-qeveritare turke ka shkruar se Turqia ka hartuar një listë me 10 kërkesa për Suedinë dhe Finlandën para se ta aprovojë anëtarësimin e tyre në NATO, raportoi AP-ja të mërkurën.
Lista e publikuar nga gazeta “Sabah” u bën thirrje të dyja shteteve që të ndalin çfarëdo mbështetje financiare ndaj grupeve të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit ashtu si edhe më luftëtarët kurdë sirianë, të cilët Ankaraja zyrtare i sheh si zgjerim të grupit të ndaluar. Kërkohet edhe që këto shtete të ndalojnë kontaktet me anëtarë të grupit kurd sirian.





