RAJONI DHE BOTA

Turqia me plan për eksportimin e grurit nga Ukraina

Turqia me plan për eksportimin e grurit nga Ukraina
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Qershor 2022, 13:33

Turqia është duke punuar ngushtë me Rusinë dhe Ukrainë për t’u arritur një dakordësi përmes së cilës do të riniste eksporti i grurit nga portet ukrainase përmes një korridori të sigurt detar.

Kështu ka deklaruar, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, pasi ambasadori rus në Kombet e Bashkuara u largua nga takimi i Këshillit të Sigurimit kur vendi i tij u akuzua se po shkakton krizë globale ushqimore, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Akar ka thënë se katër palë po punojnë se si do të pastroheshin minat në portin jugor të Odeas dhe përtej bregut të Ukrainës si dhe se kush do ta siguronte këtë korridor.

“Jemi duke bërë përpjekjet për t’u arritur kjo sa më parë që është e mundur”, ka thënë ai para reporterëve.

Ukraina është eksportues i madh i vajit për zierje si dhe drithërave si misri dhe gruri.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika