Miliarderi turk, Faruk Fatih Özer, i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me kriptomonedhat ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare.
Sipas raportimeve në media, i shumëkërkuari Özer u kap këtë të martë në një vilë, të cilën e kishte marrë me qira në Palasë.
Sipas informacioneve paraprake, ai është arratisur nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, ndërsa ai ishte parë të qarkullonte edhe në vendin tonë.





