Që në nisje të sezonit turistik pushuesit janë ankuar për bezdisjen dhe pickimin nga mushkonjat, por dhe insektet. Fenomen i cili ndeshet më së shumti në plazhet e Lezhës, Velipojës dhe Durrësit.
Turistët ankohen për mushkonjat në plazh, specialistët: Dezinsektimi duhet të ishte bërë para stinës së verës

Specialistët shprehen se dezinsektimi duhet të ishte kryer para stinës së verës, që mos të përbente shqetësim për shëndetin e pushuesve. Për shkak të pickimit nga mushkonjat apo insektet në zonat e plazheve, kategori të ndryshme qytetarësh mund të kenë edhe pasoja serioze në shëndet.
Vitet e shkuara dezinsektimi i zonave turistike është realizuar që në Maj, por këtë sezon një proces i tillë ende nuk ka ndodhur për shkak të dështimit të tenderit dhe burokracive që organizoi Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. /tvklan
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

