Turistë të huaj vizitojnë bukuritë natyrore të ujëvarës së Bogovës

Ujëvara e Bogovës në Parkun Kombëtar të Tomorit në Shqipëri vitet e fundit po tërheq turistët vendas e të huaj, të cilët shijojnë nga afër këtë bukuri natyrore.

Administrata e Zonave të Mbrojtura, Berat ndau momente nga vizita e turistëve të huaj në këtë ujëvarë, që është oazë freskie në këto ditë me temperatura të larta.

“Turistë të huaj tek Ujëvara e Bogovës. Megjithëse në këtë periudhë ka pak ujë, përsëri bukuria qëndron, qetësia dhe freskia është e pranishme, duke të ofruar një oazë në këto ditë me temperatura të larta”, shprehet ADZM, Berat.

Ujëvara e Bogovës, është monument natyror dhe një nga më të bukurat në vend që vizitohet nga mijëra turistë gjatë të gjitha stinëve.

Ujëvara është e lartë 20 metra bie në një pishinë të kaltër e të thellë 12 metra. Ujërat e kristalta, zhurma tunduese e ujëvarës që bie pareshtur nga shpatet, e gjelbërimi që e rrethon, si dhe prania e akullit e bëjnë atë të jashtëzakonshme dhe ndjellëse për turistët.

Siç shkruan kp, Ujëvara e Bogovës është një magnet për të gjithë vizitorët e Malit të Tomorit, një ndalesë ku në verë shuajnë nxehtësinë në ujërat e ftohta dhe në dimër mahniten nga bukuritë që të ofron prania e akullit.

Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjermania në mungesë të punëtorëve në 148 profesione

Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e...

Disa vatra aktive të zjarrit në Mirditë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Situata nga zjarret vijon që të mbetet problematike në...

Kancelari gjerman vjen të premten në Kosovë, priten lajme për viza e dialog

Këtë javë, kancelari gjerman Olaf Scholz do të bëjë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort