RAJONI DHE BOTA

Trump pritet ta emërojë Sekretar Shteti kritikuesin e tij, kush është Rubio që dikur takohej me Thaçin për dialogun e ushtrinë?

Trump pritet ta emërojë Sekretar Shteti kritikuesin e tij, kush është Rubio që dikur takohej me Thaçin për dialogun e ushtrinë?
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2024, 14:17

Presdenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, mund ta emërojë, Sekretar Shteti, kritikun e tij më të ashpër, Marco Rubio.Rivalitetin e tyre e dëshmonin edhe thirrjet e zbritura në personale, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, ku Trump e quante Rubion ”Marko i vogël”.

Kurse vet Rubio bënte komente të mprehta ‘për duart e vogla’ të Trumpit.Por, me republikanët të vendosur fort në kontrollin e Trumpit që kur fitoi zgjedhjet paraprake, Rubio ka kaluar nga kritikues në kampion.

Ata u pajtuan publikisht menjëherë pasi Trumpi mori detyrën dhe dyshja ndanë një skenë gjatë kësaj fushate.Kush është Marco Rubio?

Ai ka mbështetur fuqishëm Kosovën dhe pavarësinë e saj, duke u rreshtuar me politikën amerikane që e ka njohur atë që nga viti 2008.Si senator i SHBA-së, Rubio ka mbajtur një qëndrim të fortë për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, duke u përpjekur për të forcuar marrëdhëniet përmes nismave diplomatike që synojnë mbrojtjen e sovranitetit dhe interesave të Kosovës në Ballkan.

Këtë e dëshmon edhe një prej takimeve që listohej në agjendën e presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçit.Të dy ishin takuar gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Thaçit në nëntor të vitit 2018.

Sipas një njoftimi presidencial, takimi mes tyre kishte vijuar vetëm disa ditë para se Kuvendi i Kosovës ta miratonte transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

”Për transformimin e FSK-së dhe për dialogun me ndërmjet Kosovës e Serbisë, presidenti Thaçi ka biseduar edhe në takimin e zhvilluar me senatorin republikan Marco Rubio”.”Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike të Kosovës, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”.

”Në të gjitha këto çështje, Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, citohej presidenti Thaçi, sipas njoftimit presidencial më 2018.Ndërkohë vite më pas, më 2 shkurt 2021 Kosova ishte përmendur nga Rubio në një postim kur mori njohjen nga Izraeli me marrëveshjen e Washingtonit.

“Senatori Rubio përshëndet Izraelin dhe Kosovën për themelimin e raporteve diplomatike. Ky është hap i rëndësishëm për të dyja shtetet, si dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, shkruante ai.Rubio ndër tjera kishte qëndrim të hapur për rolin e ushtrisë amerikane në ndalimin e spastrimit etnik nga Serbia, specifikisht në Kosovë.

Në një deklaratë të publikuar, ai pohonte:“Forcat e armatosura amerikane kanë qenë një nga forcat më të mëdha për të mirën në botë gjatë shekullit të fundit. Ato ndaluan nazistët, komunizmin dhe të keqiat e tjera, si pastrimin etnik të Serbisë”.

Kurse sot një burim i njohur për Fox News, përmend se Trump mund të ndryshonte ende mendje në minutën e fundit, lidhur me emërimin e Marco Rubios.”Tani ai po planifikon t’i ofrojë vendin Rubio-s, senatorit me tre mandate, të cilin ish-presidenti e konsideroi si kandidat të tij këtë verë përpara se të emëronte Senatorin JD Vance. si kandidati për zëvendëspresident”, thuhet ndër tjera.

Zëdhënësit lidhur me tranzicionin Trump, nuk komentuan ende.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika