Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se nuk do ta pranojë kurrë humbjen në zgjedhjet presidenciale, dy javë para se demokrati Joe Biden të marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Asnjëherë nuk do ta pranojmë”, tha ai gjatë një tubimi para mbështetësve të tij, raporton ATSh.





