RAJONI DHE BOTA

Trump i goditi me tarifa ishujt e banuar vetëm nga pinguinë dhe foka, ministri i tij shpjegon pse

Trump i goditi me tarifa ishujt e banuar vetëm nga pinguinë dhe foka, ministri i tij shpjegon pse
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Prill 2025, 13:27

Sekretari amerikan i Tregtisë ka mbrojtur vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa ndaj një grupi ishujsh të banuar vetëm nga pinguinë dhe foka.

“Tarifat në Ishujt Heard dhe McDonald u vendosën”, tha Howard Lutnick, “për të mbyllur zbrazëtirat absurde në sistem dhe për të parandaluar vendet e tjera që të transportojnë mallra përmes atyre ishujve për të arritur në SHBA”.

Bëhet e ditur se ishujt janë një nga vendet më të largëta në tokë dhe nuk kanë banorë të përhershëm, por ato janë shtëpia e një numri të madh pinguinësh dhe shpendësh deti.

Sipas Bankës Botërore, Bashkimi Evropian tashmë aplikon tarifa për këto ishuj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ishujt kanë eksportuar sasi të vogla produktesh në SHBA vitet e fundit. Por në vitin 2022, SHBA importoi mallra në vlerë prej 1.4 milionë dollarësh nga territori, pothuajse ekskluzivisht në kategorinë “makineri dhe pajisje elektrike”, pa specifikime të sakta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika