Presidenti amerikan, Donald Tramp, kërkon që Irani ta japë një përgjigje të unifikuar ndaj propozimeve të Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës dhe ai nuk ka vendosur ndonjë “afat të prerë” tani për tani, tha Shtëpia e Bardhë. Tramp e zgjati njëanshëm armëpushimin me Iranin, i cili skadonte të mërkurën. Presidenti amerikan po i ofron pak fleksibilitet regjimit iranian, u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. Ajo pohoi se ka “shumë përçarje të brendshme” në Teheran. Leavit shtoi se trysnia ekonomike dhe bllokada detare e SHBA-së mbeten në fuqi. Ndërkohë, Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes bllokadës detare.
Kryetari i Parlamentit iranian në një postim në X tha se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur me një shkelje kaq flagrante të armëpushimit. Irani e ka mbyllur praktikisht këtë ngushticë, e cila shërben si rrugë për rreth një të pestën e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, menjëherë pas fillimit të luftës.





