LAJME

Tragjedi në Zym të Prizrenit: 72-vjeçarja gjendet pa shenja jete – dyshohet se ra nga ballkoni pasi u dëmtua rrethoja prej druri

Tragjedi në Zym të Prizrenit: 72-vjeçarja gjendet pa shenja jete – dyshohet se ra nga ballkoni pasi u dëmtua rrethoja prej druri
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Tetor 2026, 10:15

Një ngjarje tragjike është raportuar më 6 tetor në fshatin Zym të Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete pranë shtëpisë së saj.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 12:40, stafi i urgjencës ka njoftuar Policinë se një grua ishte gjetur pa shenja jete.

Viktima është identifikuar si M.K., e lindur në vitin 1954.

Sipas informacioneve fillestare, ajo jetonte e vetme në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore, hetuesit, Krim-teknika dhe Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, nga ekzaminimet e para është konstatuar se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë, nga një lartësi prej rreth 2.5 metrash.

Dyshimet fillestare janë se rrëzimi mund të ketë ndodhur pas lëshimit apo dëmtimit të rrethojës prej druri të ballkonit.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë vërejtur rrethana të tjera të dyshimta.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa çështja është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika