Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë qëndrimit të tij në Washington DC, së bashku me profesorin Festim Halili nga Tetova, ka zhvilluar një takim me z. David Beasley, ish-guvernator i South Carolina dhe ish-drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP).
Z. Beasley është fitues i Çmimit Nobel për Paqe, i njohur ndërkombëtarisht për lidershipin e tij në përballjen me krizat globale të mungesës së ushqimit, ku angazhimi i tij ka kontribuar në shpëtimin e mijëra jetëve në mbarë botën.





