Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në takim njoftues kryeshefin e ri ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e komunës, gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, si një parakusht për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe efikase për qytetarët.





