Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti një delegacion të Odës së Industrisë dhe Tregtisë (IHK) të Ostwürttembergut.
Delgacioni ishte i udhëhequr nga gjenerali Erhard Bühler, ish-komandant i KFOR-it në Prizren, i shoqëruar me Bernd Richter, nënkryetar i IHK-së, Thilo Rentschler, kryeshef ekzekutiv i IHK-së, Wolfgang Leidig, ish-drejtues dhe menaxher i projektit në GIZ për themelimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Sipas njoftimit, me këtë rast, ata biseduan për mundësitë e investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet kompanive gjermane dhe Prizrenit.





