Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit për shkollim specialistik për 313 vende.
Vitia njoftoi se u kanë dhënë prioritet lëmive deficitare dhe nevojave të institucioneve shëndetësore rajonale.
Ai tha se për herë të parë Ministria e Shëndetësisë do të financojë edhe 20 vende për Mjekësinë Familjare.
Po ashtu, Vitia bëri të ditur se poentimi në konkursin për shkollim specialistik do të bëhet përmes sistemit digjital.
“Risi e këtij konkursi është poentimi përmes sistemit digjital. Kandidatët do t’i plotësojnë të dhënat në formë elektronike dhe sistemi do t’i përllogarisë pikët sipas kritereve të konkursit. Pas verifikimit nga Bordi, secili kandidat do të ketë qasje në pikët e veta”- ka shkruar Vitia në Facebook.
Ai theksoi se së shpejti do të shpallin edhe një konkurs të ri për shkollim specialistik për nevojat e institucioneve shëndetësore private.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.