LAJME

Totaj: Prizreni forcon mekanizmat institucionalë kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave

Totaj: Prizreni forcon mekanizmat institucionalë kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2026, 12:01

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, udhëhoqi sot takimin e parë informues të Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Bazë Gjinore.

Në një postim në Facebook pas takimit, Totaj theksoi se bashkërendimi i institucioneve, identifikimi i sfidave dhe veprimi i përbashkët janë thelbësorë për parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave.

“Angazhohemi për një Prizren më të sigurt, ku mbrojtja e qytetarëve dhe zero toleranca ndaj dhunës janë përgjegjësi e përbashkët institucionale” – u shpreh me këtë rast kryetari Totaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika