LAJME

E reja nga Suhareka, Majlinda Hasanaj, emërohet këshilltare komunale në Esslingen të Gjermanisë

E reja nga Suhareka, Majlinda Hasanaj, emërohet këshilltare komunale në Esslingen të Gjermanisë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2026, 12:50

Bashkëatdhetarja e re nga Suhareka, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, është emëruar këshilltare komunale në Esslingen. Gjithashtu Majlinda do të jetë edhe nënkryetare e dytë e grupit të partisë së saj SPD, si dhe anëtare e komisionit për arsimin dhe kujdesin për fëmijët. Një shkrim të mirëpritjes së saj në këtë këshill ia ka publikuar edhe faqja e komunës gjermane në të cilin thuhet:

“Mirë se vjen, Majlinda!

Pas largimit të Nick Fink nga Këshilli Bashkiak i Esslingen-it, Majlinda Hasanaj merr vendin e tij në grupin e këshilltarëve të SPD-së! Majlinda merr përsipër detyrën e këshilltares bashkiake dhe do të shërbejë gjithashtu si Nënkryetare e dytë e grupit, si dhe anëtare e Komisionit për Arsimin dhe Kujdesin për Fëmijët (ABEB).

Jemi shumë të lumtur që mirëpresim një zë të ri në grupin tonë të këshillit, Majlindën, dhe mezi presim të vazhdojmë së bashku punën për politikat vendore të Esslingen-it.E dashur Majlinda, mirësevjen në Këshillin Bashkiak! Të urojmë shumë suksese, takime frymëzuese dhe vendosmëri në vendimet që të presin.

Drejt një bashkëpunimi të suksesshëm – gjithë të mirat!”, thuhet në fund të këtij shkrimi.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika