LAJME

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

PDK e Aleanca kërkojnë angazhim diplomatik për ish-krerët e UÇK-së
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2026, 13:08

Angazhim më i madh diplomatik për katërshen e UÇK-së u kërkua në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për punë të jashtme.

Anëtarë të këtij komisioni nga PDK dhe Aleanca theksuan nevojën që përmes diplomacisë parlamentare të kundërshtohet aktgjykimi dënues nga Gjykata Speciale për ish krerët e UÇK-së dhe të mbrohet Ligji i ri për Dhomat e Specializuara.

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, tha se prioritet i komisionit duhet jetë ish krerët e UCK-së dhe dënimi i padrejtë ndaj tyre.

Ndërkohë, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, tha se komisionit duhet të mbikëqyrë zbatimin e ligjit për dhomat e specializuara.

E deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, përmendi edhe nevojën për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Mirëpo kryetarja e Komisionit për punë të Jashtme, Arbëreshë Kryeziu, tha se plani i punës mund të rishqyrtohet më vazhdim./KP

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika