LAJME

Totaj priti drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit

Totaj priti drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Gusht 2026, 12:27

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Besnik Vasolli, me të cilin njofton se diskutuan për aktivitetet e Odës dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Prizrenit.

Sipas njoftimit, në fokus të bisedës ishte edhe Forumi i 3-të Ekonomik Gjermano-Kosovar 2026, që do të mbahet më 28–29 tetor në Prishtinë, e që është mundësi e rëndësishme për promovimin e potencialeve ekonomike dhe krijimin e lidhjeve të reja ndërmjet bizneseve kosovare e gjermane.

“Prizreni mbetet i hapur për iniciativa që sjellin investime, zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja për bizneset tona” – u shpreh kryetari Totaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika