Policia e Kosovës ka njoftuar për një therje me thikë në Prizren. Sipas policisë viktima është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit teksa i dyshuari për kryerjen e sulmit është dërguar në mbajtje.
Therje me thikë në Prizren

“Rr. Wiliam Walker, Prizren 26.01.2021 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku vazhdon kurimin e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Pacolli merr vendim për gurthyesit, afat 15-ditor për tri kritere

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Përkujtohet Epopeja e Dukagjinit, Haradinaj rrëfen momentet e përballjes me forcat serbe

