RAJONI DHE BOTA

Teslas i mungon fuqia punëtore në Gjermani

Teslas i mungon fuqia punëtore në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2022, 07:48

Edhe pse shumë do të donin të punonin për Teslan, sindikata gjermane pretendon se pagat në kompanitë konkurruese janë rreth 20 për qind më të larta.

Kur Tesla filloi prodhimin e automjeteve të saj në Gigafactory Berlin të sapohapur këtë vit, ajo punësoi 3,000 njerëz dhe më pas u njoftua se do të punësonte mijëra punëtorë të rinj në muajt e ardhshëm.

Mirëpo, idetë e pronarit, Elon MUsk nuk po shkojnë sipas planit, ndaj në rrjet ka kohë që qarkullon informacione se Tesla ka probleme me punësimin në fabrikën e re.

Megjithatë, vetëm tani mësuam se paga e ulët është një nga arsyet e mungesës së fuqisë punëtore në fabrikën gjermane. Kështu pohojnë raportimet e fundit të mediave që janë transmetuar në Business Insider dhe të cilat bazohen në informacione nga sindikata më e madhe gjermane, IG Metall.

Sipas këtyre informacioneve, shumë punëtorë ishin të interesuar për një punë në Tesla dhe do të dëshironin të ndryshonin punën e tyre aktuale për të punuar në Gigafactory, por në fund ata hoqën dorë sepse do të vinin në një pozicion të ri pune ku paga e tyre do të ishte më e ulët.

Krahasuar me Tesla, paga për të njëjtën punë ose një punë të ngjashme me një nga prodhuesit konkurrues të veturave është rreth 20 për qind më e lartë, sipas sindikatës.

Punonjësit në fabrikën e Tesla-s në Berlin janë ankuar tashmë për problemet me pagat e sindikatave dhe përderisa u mungojnë punëtorët në Gjermani, mund të presim largime nga puna në fabrika të tjera./Reuters

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika