LAJME

Tërnava: Bota demokratike ta parandalojë Holokaustin e ri në Gaza

Tërnava: Bota demokratike ta parandalojë Holokaustin e ri në Gaza
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Tetor 2023, 12:28

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka reaguar pas sulmit ndaj spitalit në Gaza e ku humbën jetën qindra civilë.

Tërnava ka shkruar se BIK-u dënon ashpër këtë ngjarje të cilin e ka quajtur sulm kundër njerëzimit.

“Ftoj botën demokratike e qytetëruese, që të ndërmarrë hapa e të veprojë me shpejtësi në parandalimin e një kasaphaneje në Gaza, për të cilën do të jemi përgjegjës që të gjithë”, ka thënë Tërnava, njofton BIK-u.

Ai ka ftuar Izraelin dhe Palestinën që t’i kthehen dialogut.

“Duhet gjetur mundësitë e premisat për ndaljen e luftimeve, kthimin në dialog e marrëveshje, si dhe rrugën për jetë në paqe e qetësi për të dy popujt”, ka thënë Tërnava.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika