Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai është deklaruar gjatë protestës që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku ka falënderuar edhe mediat për raportimin dhe bashkëpunimin.
“Dua t’i falënderoj të gjithë popullin shqiptar për mbështetjen, jemi falënderues shumë. Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër”, ka deklaruar Thaçi.





