Terminali doganorë në pikën kufitare të Merdares ka kaluar në menaxhim të shtetit. Burime të IndeksOnline kanë treguar se terminali doganor në këtë pikë i ka kaluar afati i licencës dhe se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës nuk do ta licencoj, për arsye se terminalet do të kalojnë nën menaxhim të shtetit.
“Në pikën kufitare të Merdares, shteti e ka marrë me qira një parking dhe ajo po shfrytëzohet si terminal doganor. Po ashtu edhe në vendet tjera terminaleve me pronësi private më nuk do të ju vazhdohet licenca. Jemi duke punuar që në mënyrë graduale me i marrë nën menaxhim terminalet të cilat deri tash kanë qenë me pronësi private”, ka thënë ky burim.
I njëjti ka treguar se efekti i menaxhimit të terminaleve nga ana e shtetit ka ndikuar drejtpërdrejtë në koston e shpenzimeve të biznese.





