RAJONI DHE BOTA

Tërmeti në Greqi, momenti kur toka nis të dridhet, banorët e kaluan natën në rrugë

Tërmeti në Greqi, momenti kur toka nis të dridhet, banorët e kaluan natën në rrugë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Janar 2022, 10:27

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës rihter goditi mbrëmjen e djeshme Greqinë, lëkundjet e së cilës u ndjenë edhe në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas mediave greke, epiqendra e tërmetit ka qenë në Follorinë, ndërsa thellësia fokale e saj ishte 14.1 kilometra. Banorët janë frikësuar nga lëkundjet e forta, që sipas tyre zgjatën për sekonda të tëra.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Ata e kanë kaluar natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur kështu nga frika banesat e tyre.

Mediat greke kanë publikuar edhe momentet teksa lëkundjet nisin të ndihen, ndërsa janë dokumentuar edhe dëmet. Në foto shihen makina të dëmtuara dhe mure të rrënuara.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika