Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur lagjen Buça në provincën turke të Izmirit, raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti shkaktoi panik tek banorët dhe rrëzoi minaren e një xhamie, thanë zyrtarët. Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën teksa po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre në panik.
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 4.9 e kishte epiqendrën në rrethin Buça të Izmirit dhe ra në orën 3:29 të mëngjesit.





