Home RAJONI DHE BOTA Tërmet i fuqishëm në Marok, mbi 600 të vdekur

Tërmet i fuqishëm në Marok, mbi 600 të vdekur

0
Tërmet i fuqishëm në Marok, mbi 600 të vdekur

Një tërmet i fuqishëm me qendër në malet e Atlasit të Marokut ka lënë të vdekur qindra njerëz, ndërsa ndërtesat u shembën dhe njerëzit u larguan nga shtëpitë e tyre në disa qytete.

Banorët e Marrakechit, qyteti më i afërt i madh me epiqendrën, thanë se disa ndërtesa ishin shembur në qytetin e vjetër, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, dhe televizioni lokal tregoi fotografi të një minareje të rënë të xhamisë me rrënoja të shtrira mbi makina të shkatërruara pas tërmetit që goditi, raportoi Guardian.

Ministria e Brendshme e Marokut tha herët të shtunën se të paktën 600 njerëz vdiqën në provincat pranë qendrës së tërmetit. Gjithashtu, qindra persona të lënduar janë dërguar në spital për trajtim.

Një zyrtar lokal tha se shumica e vdekjeve ishin në zonat malore që ishin të vështira për t’u arritur.

Qendra gjeofizike e Marokut tha se tërmeti goditi në zonën Ighil të Atlasit me magnitudë 7.2 ballë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here