LAJME

Tërhiqet Lista Serbe, ftesat për inaugurim të kuvendeve komunale i bën me “Republika e Kosovës”

Tërhiqet Lista Serbe, ftesat për inaugurim të kuvendeve komunale i bën me “Republika e Kosovës”
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Nëntor 2025, 14:02

Lista Serbe ka bërë ftesa të reja për inaugurim të kuvendeve komunale, ku ka përfshirë edhe emërtimin “Republika e Kosovës”.

Fillimisht ftesat ishin bërë pa simbole të shtetit të Kosovës dhe pa emërtimin “Republika e Kosovës”.

Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kanë pranuar se kanë marr ftesa pa simbole shtetërore dhe i kanë refuzuar ato.

Pas refuzimit të tyre Lista Serbe, të enjten ka përsëritur thirrjen e seancave, ku i ka përfshirë edhe simbolet e shtetit të Kosovës./KOHA

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika