LAJME

Temperatura përvëluese edhe sot e nesër

Temperatura përvëluese edhe sot e nesër
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Korrik 2021, 06:37

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 36-38 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

<Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika