- Reklama -

Të vërtetat për dialogun Kosovë-Serbi sipas Shalës

Opinionisti Blerim Shala në kolumnen e tij të radhës për klankosova.tv i ka listuar katër të vërtetat që ai konsideron se ekzistojnë rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Sipa Shalës, e vërteta e parë është që nuk ka shtet dhe qeveri të Perëndimit e cila nuk e di se si do të përmbyllej dialogu i Brukselit.

- Reklama -

Ndërkaq, ai thotë që e vërteta e dytë është që asnjë prej këtyre shteteve perëndimore nuk mund ta parashohë afatin kohor brenda të cilit marrëveshja Kosovë-Serbi do të nënshkruhej.

E vërtetë e tretë, sipas Shalës, “kryeqendrat e Perëndimit, pra, Ëashingtoni, Brukseli, Berlini, Parisi, Londra dhe Roma, aq sa nuk dinë se kur do të mund të arrihet Marrëveshja në mes të autoriteteve më të larta të Prishtinës dhe Beogradit”.

E vërteta e katërt dhe finale Shala thotë se është që “kryeqendrat e Perëndimit, teksa e dinë fare qartë se cili duhet të jetë elementi kyç i Marrëveshjes Gjithpërfshirëse në mes të Kosovës, apo, njohja reciproke (zatën, dy Administratat e fundit amerikane, të Presidentëve Biden dhe Trump, e kanë artikuluar edhe publikisht këtë qëndrim), dhe derisa e dinë që sa më parë që është e mundur Kosova dhe Serbia duhet ta nënshkruajnë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve në mes të këtyre dy shteteve, nuk e kanë aspak të qartë se si kryengociatorët e Prishtinës dhe Beogradit do të mund të arrijnë tek epilogu i bisedimeve”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort