RAJONI DHE BOTA

Të shtëna masive në ShBA, tetë fëmijë të vrarë

Të shtëna masive në ShBA, tetë fëmijë të vrarë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2026, 17:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën tetë fëmijë.

Incidenti ndodhi në qytetin Shreveport, në shtetin e Louisianës, pas një rasti të dhunës së raportuar brenda një familjeje.

Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë NBC News, policia lokale reagoi pas një thirrjeje emergjente në bllokun 300 të rrugës West 79th, pak pas orës 6:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Zëdhënësi i policisë, Christopher Bordelon, bëri të ditur se vendi i ngjarjes ishte i përhapur në disa lokacione, duke përfshirë dy banesa në zonë dhe një të tretë në rrugën Harris, në afërsi.

Nga të shtënat u plagosën gjithsej dhjetë persona, ndërsa tetë prej tyre, të moshës nga 1 deri në 14 vjeç, nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve. Bordelon sqaroi se incidenti kishte ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Pas largimit nga vendi i ngjarjes, i dyshuari dyshohet se ka kryer edhe një grabitje të një automjeti në afërsi të kryqëzimit të rrugëve West 79th dhe Lynnwood. Policia e ndoqi automjetin e tij, duke çuar në një përballje të drejtpërdrejtë.

Sipas autoriteteve, i dyshuari u qëllua për vdekje nga zyrtarët policorë gjatë ndjekjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika