Kryeshefi i mjekësisë familjare në Prizren, Arsim Berisha, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se nga dita e premte datë 16 prill 2021 do të vazhdojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim, raporton TV Prizreni
Të premten fillon vaksinimi për personat e moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike në Prizren

Njoftimi i plotë:
Duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në QKMF Prizren, do të vazhdojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.
Vërejtje: Numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër Covid-19 në dispozicion./
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




