EKONOMI

Të mërkurën, Kuvendi do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për rishikimin e buxhetit

Të mërkurën, Kuvendi do të bëjë shqyrtimin e Projektligjit për rishikimin e buxhetit
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2021, 11:21

Ditën e mërkurë, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës plenare.

Në këtë seancë, duke filluar nga ora 10:00, deputetët pritet të shqyrtojnë leximin e dytë të Projektligjit për rishikimin e Buxhetit për vitin 2021.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, me shumicë votash Kuvendi kishte miratuar në lexim të parë rishikimin e Buxhetit.

Me buxhetin e rishikuar, shpenzimet do të jetë në total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro.

Po ashtu, është paraparë të bëhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare në formë kredie për mbulimin e pasojave të shkaktuara nga COVID-19, por që është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika