LAJME

Të hënën hapet gastronomia dhe qendrat tregtare, masat tjera po rishikohen

Të hënën hapet gastronomia dhe qendrat tregtare, masat tjera po rishikohen
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Prill 2021, 11:13

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se të hënën do të hapen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare, duke respektuar masat strikte shëndetësore.

Kjo është bërë e ditur pas takimit të ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi, dhe atij të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarët e komunave dhe Adociacionin e Komunave të Kosovës.Aty është bërë e ditur se masat e reja do të vendosen edhe masa të reja për parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

“Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve.

Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se janë bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomëve për të punuar rreth qasjes dhe punës së këtij sektori në të ardhmen.“Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik.

Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës”, bëhet e ditur në njoftim./gazetablic.com/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika