- Reklama -

Të dielen Liria pret Ballkanin, në luftën e ashpër për mbijetesë

KF Liria ka bërë të ditur se të dielën do të nis stinorin pranveror dhe se tani më është e gatshme për përballjen me skuadrën e cila krueson tabëln Ballkanin.

“Shkallët e stadiumit “Përparim Thaçi”, do të jenë të mbushura të dielën. Për këtë s’ka asnjë dilemë.

- Reklama -

Këtë ditë, Liria pret Ballkanin, në luftën e ashpër për mbijetesë.

Ndonëse, skuadrën e përcollën disa probleme, sidomos me mungesën e lojtarëve që ishin në grumbullim me Namibin, në Kupën e Afrikës, menagjmenti i Lirisë, shprehet i gatshëm para ndeshjes me Ballkanin.

“Ne, gjatë gjithë kohës, nga mbarimi i stinorit vjeshtor, jemi munduar të bëjmë më të mirën. Kemi angazhuar shumë futbollistë cilësor.

Liria, nuk e ka ndërmend në asnjë moment të dorëzohet. Përkundrazi, me përkrahjen e publikut, që është më i miri në vend, do të jemi arrë e fortë për çdo skuadër.

Jemi të bindur se do të mbijetojmë. Këtë e meritojnë adhuruesit e shumtë. Liria, është hijeshia e Albi Mall Superligës. Është brend në vete. Nga këtu buron edhe optimizmi ynë, se suksesi në arritjen e objektivit s’do të mungojë”, ka thënë Valon Osmani kryetar.

“Liria, ka bërë shumë prurje cilësore. Në këtë drejtim krahas rezultateve që synojmë e që janë prioritet, do të tregojmë dhe ndeshje kualitative.Rasti i parë është mu kundër kampionit në fuqi, ku do të tregojmë vlerat tona”, ka thënë Valon Osmani, fare në fund, para sfidës me Ballkanin, duke kërkuar mbështetjen e qytetit dhe rrethinës për arritjen e qëllimit.

Ndeshja, Liria-Ballkani, luhet të dielën në “Përparim Thaçi”, në ora 13.00”, thuhet në fund të njoftimit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort