Talibanët kanë lëshuar një amnisti të përgjithshme për të gjithë zyrtarët qeveritarë, duke u kërkuar atyre të kthehen në punë me “besim të plotë”.“Është shpallur një amnisti e përgjithshme për të gjithë… kështu që ju duhet të filloni jetën tuaj rutinë me besim të plotë,” tha AFP, duke cituar një deklaratë talebane.
Kjo deklaratë vjen në mes të frikës në Afganistan, pasi të gjithë ata që punonin për qeverinë ose organizatat e mbështetura nga Perëndimi – ata që punuan si përkthyes për trupat amerikane për shembull – kanë frikë nga ndëshkimet.
Talibanët shpallin amnisti për zyrtarët qeveritarë: Kthehuni në punë me besim të plotë

Talibanët janë të njohur për kryerjen e dënimeve brutale dhe janë akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës – diçka që ata e mohojnë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

