Talibanët kanë njoftuar se kanë shpallur një qeveri të re të përkohshme në Afganistan.
Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkë-themeluesin e talibanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, si zëvendës, tha një zëdhënës, shkruan BBC.
“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë pritur për një qeveri të re,” shtoi zëdhënësi Zabihullah Mujahid.





