LAJME

Takohen komandantët e FSK-së dhe KFOR-it

Takohen komandantët e FSK-së dhe KFOR-it
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2025, 18:34

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është takuar sot, më 03.11.2025, me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş ka riafirmuar angazhimin e palëkundur të KFOR-it në mbështetje të sigurisë afatgjatë në mbarë Kosovën dhe të stabilitetit rajonal.

“Dhe duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës.” – vazhdon njoftimi i KFOR-it më 03.11.2025.

KFOR ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika