Në deklarimin e tij pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur edhe për deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, për rritje ekonomike.
Tahiri: Do të donim të ishte e vërtetë deklarata e Kurtit për rritjen ekonomike

Tahiri ka thënë se qytetarët viteve të fundit kanë parë rritje enorme të çmimeve.
“Rritja e çmimeve iu pamundëson qytetarëve që me të ardhurat mujore të furnizohen me ushqime. Do të donim që të ishte e vërtetë ajo që ka deklaruar Kurti, që të kishte rritje ekonomike të tillë që do të afektonte mirëqenien e qytetarëve. Por nuk e kemi parë rritjen ekonomike, por rritjen e çmimeve”, ka thënë Tahiri.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Liria drejt Superligës, mposht 2 Korrikun në Prizren me rezultat 3:1

Kompanitë transportuese mohojnë rritjen e çmimeve në linjën Prizren–Prishtinë

Policia bllokon rrugën nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, shkak gara e vrapimit

