Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka folur për reagimin e shtetit në situatën në Deçan.
“Ajo që mund të them është se në historinë e një qeverisje një shteti nuk ka ndodhur që të ketë një helmim masovik me 1314 njerëz dhe shteti e Qeveria të reagoi pas tri ditësh, dhe ai reagim vjen pas një presioni publik”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se në çoftë se kemi një kësi injorimi nga Qeveria dhe kryeministri në një temë kaq sensitive, çka do të ndodh në raste të tjera.





