Unioni i Turizmit të Kosovës e ka quajtur moment historik nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Federatën Greke të Turizmit.
Në një postim në Facebook, UTK thekson se ky memorandum synon rritjen e bashkëpunimit profesional dhe rritjen e numrit të turistëve në të dy vendet.
“Momente historike për turizmin e Kosovës! Sot në Selanik u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe Federatës Greke të Turizmit – FedHATTA, duke hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet Kosovë–Greqi”, thuhet në njoftimin e UTK-së.





