Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se Millan Radoiçiq, një ndër njerëzit më të afërt të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, është aktualisht duke marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spitalin ushtarak të Beogradit.
“Personi që shihni në video duke folur me radiomarrës është Radoiçiç. Ai është në krye të grupit të terroristëve duke i drejtuar ata. Po ta shihni në video, në momentin që shohin dronin ata largohen”, tha Sveçla në Euronews Albania.
Sveçla theksoi se qëllimi i Vuçiqit ishte që përmes një destabilizimi në veri të Kosovës ta detyronte Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar të pranonin kërkesat e tyre.





