LAJME

Suspendohet drejtori i Policisë në veri

Suspendohet drejtori i Policisë në veri
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Nëntor 2022, 14:39

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka marr vendim për suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq.

Burime të Kohës brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se Hoti ka marr vendim për suspendimin e Gjuriqit dhe se vendimi është duke iu dërguar.

Arsyet e suspendimit janë “mosbindje” dhe “thirrje për mosbindje dhe mbështetje për rezistencën”

Suspendimi i tij është rekomanduar nga Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës.

Gjuriq të mërkurën ka thënë se policia në atë pjesë të Kosovës nuk do ta zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese për vozitësit e veturave me targa ilegale, sepse ai vendim është “politik dhe drejtuar kundër komunitetit serb”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika