RAJONI DHE BOTA

Supermarketet në Britani nuk e sheshin më vodkën ruse

Supermarketet në Britani nuk e sheshin më vodkën ruse
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2022, 19:40

Supermarketet në Britani të Madhe kanë nisur që ta heqin nga raftet e tyre vodkën.

Një nga to është edhe zinxhiri i katërt i supermarketeve më të mëdha “Morrisons”.

Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie kjo vjen si shkak i pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Rrjeti i supermarketeve ka thënë se do ta heq nga lista e produkteve vodkën standarde të Rusisë, por nuk e ka specifikuar se kur do të nis së zbatuari vendimi, shkruan Reuters.

Gjithashtu edhe rrjetet e tjera të marketeve pritet të heqin nga tregu një nga pijet më të njohura alkoolike.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika