Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të.
Dukagjini i bën ‘konak’ Malishevës në një ndeshje ku parashikohet duel interesant pasi që pikët janë tejet të rëndësishme për të dyja skuadrat.
Klinasit aktualisht kanë 25 pikë dhe ndodhen në pozitën e parafundit derisa Malisheva renditet e treta me 37 sosh.





