RAJONI DHE BOTA

Sulmuesit në Vjenë tani më janë dorëzuar me duart lart para policisë (Video)

Sulmuesit në Vjenë tani më janë dorëzuar me duart lart para policisë (Video)
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Nëntor 2020, 22:09

Në bazë të disa pamjeve të postuara në Twitter nga përdoruesit e këtij rrjeti social, shihet se si sulmuesit janë dorëzuar para policisë në Vjenë, duke mbajtur duart lart.

Qytetarëve të Vjenës i është bërë apel që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe t’i shmangin vendet publike.

Ndërsa raportohet se 15 të plagosur kanë kërkuar ndihmë deri më tani në spitalet e Vjenës pas sulmit terrorist.

Zëdhënësi i Shoqatës së Mjekëve në Vjenë Christoph Mierau tha se shtatë prej tyre janë në gjendje kritike.

Policia po vazhdon aksionin në Vjenë ku raportohet për të paktën shtatë të vrarë. Katër prej të dyshuarve janë arrestuar nga policia.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika